Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë, ka hapur sërish dyert, ku do të mirëpresë 750 nxënës në mjediset e reja. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i pranishëm në ceremoninë e përurimit, së bashku me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato. Veliaj u shpreh i lumtur që ky gjimnaz i shtohet buqetës së 40 shkollave të reja në kryeqytet.