Studio ligjore Kasowitz ka reaguar në njëvjetorin e paraburgimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një deklarate, studio thotë se Prokuroria e Posaçme po mban të izoluar kryebashkiakun e kryeqytetit pse kërkoi këshillim ligjor në SHBA. Kasoëitz thotë se ky nuk është proces i rregullt ligjor, por ndëshkim pse kërkoi mbrojtje dhe se Veliaj po përballet me një persekutim të pastër politik.