Zyrtarët ukrainas po kundërshtojnë presionin në rritje për të hyrë në negociata me Moskën, edhe pse sulmet ajrore ruse vazhdojnë të shkatërrojnë gjithcka. Mykhailo Podolyak, këshilltar i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, hodhi poshtë njoftimet ruse të gatishmërisë për bisedime si thjesht pjesë e një fushate ndikimi për të minuar mbështetjen për Ukrainën midis partnerëve të saj. "Ne presim që partnerët tanë të mos i kushtojnë më vëmendje deklaratave provokuese të Rusisë në lidhje me procesin e negociatave," tha Podolyak. Më herët, këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan tha se propozimet ruse nuk mund të merren seriozisht për sa kohë që Moska kërkon të aneksojë ilegalisht territorin ukrainas.