Në dy dekadat e fundit kanë ndodhur disa aksidente të rënda që kanë përfshirë autobusë nga Kosova drejt destinacioneve të largëta. Më 19 maj, tetë udhëtarë kanë mbetur të plagosur, kur autobusi me targa të Kosovës, me të cilin udhëtonin, është aksidentuar në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri.