Më shumë se 70 biznese dhe shumë banesa u përmbytën në Gjirokastër si pasojë e reshjeve intensive që përfshinë këtë qark mbrëmjen e të martës. Situata më e vështirë paraqitet në lagjen 18 shtatori ku pamjet ishin pothuajse apokaliptike, pasi rrebeshi bëri që masive inertesh e gurësh të vërshonin nëpër dyqane por jo vetëm.