Top News- Përrenjtë dalin nga shtrati, probleme në fshatin Bardhaj në Shkodër
06/02/2026 18:33
Reshjet e dendura te shiut dhe vërshimi i përrenjve ka krijuar probleme ne fshatin Bardhaj ne Shkodër. Kanali kryesor doli mbi rruge për shkak te prurjeve ndërsa vërshimi i ujërave përmbyti tokat bujqësore.