Pas protestës së mbajtur të hënën para godinës së komunës së Prishtinës, e më pas para asaj të Qeverisë, linjat private të transportit publik dhe ata të “Trafikut Urban” kanë vijuar protestën edhe këtë të martë. Për gati dy orë, ata vendosën autobusët në rrugët e Prishtinës, si shenjë protesta për mos marrjen e pagave, duke bllokuar rrugët e kryeqytetit për dy orë. Ata kanë bërë të ditur se protesta do të vazhdojë ditëve në vijim derisa të reflektoj sipas tyre kryetari i Komunës, Përparim Rama. Kryetari i sindikatës së Trafikut Urban, Ilmi Gashi tha se pas takimit me minstrin Murati kanë kuptuar se komuna po deklaron se ministria nuk i ka alokuar paratë.