Një avion luftarak rus ka lëshuar kundërmasat mbi një dron amerikan Reaper, në përplasjen më të fundit në qiell mbi lindjen e mesme. Veprimi i rrezikshëm i avionit rus vjen në mesin e një misioni të forcave ajrore amerikane për të goditur terroristët e ISIS në Siri. Incidenti, sic raportojnë zyrtarët amerikanë, ndodhi të dielën, kur një MQ-9 Reaper po kryente një mision zbulimi ajror. Imazhet drithëruese të përplasjes tregojnë një avion luftarak rus, SU-35, që i afrohej mjetit ajror pa pilot.