Pas qëndrimit të mbajtur nga kreu I grupit parlamentar i PS, Tauant Balla për mungesën e Elisa Spiropalit në seancën parlamentare për votimin e imunitetit të Belinda Ballukut, ka reaguar deputetja socialiste. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali kërkon që të mblidhet grupi paralamentar pa asnjë vonesë për të zhvilluar një diskutim të plotë për këtë çështje. Por sipas saj, diskutimi duhet të jetë I hapur dhe I ndërgjegjshëm pavarësisht drejtimit që mund të marrë. Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike.