Ngritja e pagës minimale ka shkaktuar pëplasje të ashpra mes opozitës dhe qeverisë në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK kundërshtuan ashpër këtë projektligj duke thënë se shkel parimin e pagës minimale për personat me aftësi të kufizuar dhe veteranët e luftës. Ish-kryeministri Avdullah Hoti, foli në emër të LDK dhe tha se ky projektligj nuk arrin qëllimin për barazi sociale.