Vendimi për rrogat ka qenë shkak për debate në Komisionin për Ekonominë e Financat në Kuvendin e Shqipërisë, e shkak është bërë parashikimi për uljen koeficientit për magjistratët referuar me pagën e Presidentit. Teksa projektligji parashikon uljen e këtij koeficienti nga 0.46 në 0.36, janë ngritur pretendime se kjo prek magjistratët, por sipas ligjvënësve, koeficienti sërish nuk ul pagën e tyre, kjo për shkak se rritja e fundit e pagës së Presidentit amortizon uljen e koeficientit dhe në finale edhe magjistratët përfitojnë rritje rroge.