Banorët e fshatit Kalivaç në Pogradec dolën në protestë këtë të hënë. Ata kundërshtuan mbylljen e rrugës që lidh fshatin e tyre me qytetin e Pogradecit. Tubimi u shoqërua me tensione pasi ata bllokuan për disa minuta qarkullimin e mjeteve që lëvizin në këtë aks.