Tre makina janë përfshirë në aksident në Qafën e Llogarasë, porsa zbret nga Palasa. Makinat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur fillimisht zhbllokimin e trafikut dhe më pas nisjen e hetimeve që çuan në këtë aksident. Ky aksident ka shkaktuar një trafik të rënduar të dhjetëra e qindra pushuesve që janë munduar t'i ikin vapës dhe diellit përzhitës të Tiranës për të kaluar një fundjavë në bregdetin jugor shqiptar.