Mbledhjet e Partisë Demokratike, nga takime për ndërtimin e strategjive për përballjet me vendimet e mazhorancës janë kthyer në mbledhje ku demokratët përballen me njëri – tjetrin. Këtë të shtunë Agron Shehaj i ka treguar kolegëve të tij se ka bërë sondazhe të cilat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë dashur atë për kryetar partie. Por këto sondazhe sipas Bashës nuk janë serioze ndërsa Grida Duma, Isa Sakja dhe Gaz bardhi e kanë akuzuar për lidhje me individë që ishin kundër partisë.