Besimtarët myslimanë që po falnin teravitë në Xhaminë e Namazgjasë në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit Xhamisë u gjenden papritur në mes të përplasjeve me molotov, fishekzjarre dhe gazlotsjellës mes policisë dhe protestuesve të opozitës mbrëmjen e së premtes. Përleshjet nuk kursyen as xhaminë, ku fishekzjarre të hedhura nga protestuesit dhe gaz lotsjellës nga policia prekën edhe mjediset e brendshme të saj. Komuniteti Mysliman Shqiptar tha për televizionin Top Neës se brenda xhamisë nuk pati incidente dhe as prezencë të protestuesve, por vetëm besimtarë myslimanë. KMSH shtoi ndër të tjera se situata ishte e qetë dhe se dyert e xhamisë u mbyllën nga brenda në momentin që u përdor gaz nga policia.