Policia ka referuar në SPAK deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu dhe nipin e tij, pasi akuzohen se kanë kanosur dhe dhunuar një zyrtar të Bashkisë së Bulqizës, i cili mban postin e përgjegjësit për ndihmën ekonomike. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 ku pas një takimi elektoral të Xhelal Mziut është dhunuar shtetasi Kalosh Murra.