Konsensusi i munguar rrezikon të prodhojë një reformë të njëanshme territoriale. Socialistët dhanë edhe një mundësi të fundit para se të çojnë përpara atë që e konsiderojnë mekanizëm zhbllokues, me zhbërjen e formulës së bashkëkryesisë dhe të drejtës së vetos në komisionin e posaçëm parlamentar. Por, bashkëkryetari Luçiano Boçi i konsideroi nul katër mbledhjet e komisionit të posaçëm ku opozita nuk ka qenë e pranishme, pasi sipas tij nuk janë thirrur në kundërshtim me rregulloren e Kuvendit.