Seanca e radhës në shkallën e parë të Gjykatës së Posaçme për dosjen Metamorfoza ka zgjatur për rreth tre orë. Gjyqi u shoqërua me debat mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani me avokatët e të pandehurve. Sipas mbrojtësve ligjore, pas më shumë se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky nuk janë dokumenta siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.