Anëtarët e Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar u paraqitën këtë të hënë në një seancë dëgjimore para deputetëve të Komisionit të Medias në Kuvend, ku dhanë arsyetimet për skualfikimin e tetë kandidatëve nga gara për drejtorin e ri të institucionit. Kryetarja e Komisionit, Ina Zhupa foli për përgjegjësi personale të anëtarëve në lidhje me hedhjen në votim të kritereve ligjore për kandidaturat. Kryetari i Këshillit, Leka Bungo pranoi se Këshilli ka kryer shkelje, por tha se ato nuk janë të qëllimshme.