Pas një përplasjeje mes dy automjeteve, situata ka degjeneruar në një konflikt fizik mes drejtuesve të mjeteve në qytetin e Vlorës. Njëri prej tyre ka goditur disa herë me automjetin e tij tip "Benz" makinën tjetër, duke e nxjerrë atë nga rruga. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë shoqëruar drejtuesin e "Benz-it" në komisariat. Fatmirësisht, drejtuesi i automjetit të goditur ka arritur të dalë nga makina në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime. Si pasojë e incidentit, të dy automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.