Tensionet në kampin e Muxhahedinëve u përcollën edhe në Kuvend. Deputetët e opozitës kërkuan në Komisionin e Sigurisë që të mbahet një seancë me ministrin e brendshëm, Bledi Çuçi për gjendjen, pasojat dhe arsyet e ndërhyrjes policore. Demokratët propozojnë që nëse pas këtij operacioni fshihen informacione “top-secret”, seanca të mbahet me dyer të mbyllura.