Zbardhet ngjarja e përplasjes me armë zjarri, e regjistruar në nëntorin e vitit 2020. Policia ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës, ndërsa personi i katërt i arrestuar kohë më parë, tashmë ndodhet në arrest shtëpie. Sipas Policisë, të arrestuarit ishin me masën e sigurisë arrest me burg dhe ata janë Shaqir dhe Erlind Tollja si dhe Loraldo Lika ndërsa Aleksandër Algeri është arrestuar pak pas ngjarjes së ndodhur në atë kohë.