Socialistët akuzojnë Partinë Demokratike se po përpiqet që të eksportojë brenda në Kuvend krizën e saj të brendshme. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi reagoi përmes rrjeteve sociale duke iu referuar një episodi ku deputetët e opozitës, anëtarë të komisionit hetimor për sterilizimin dhe check up-in u përplasen me punonjësit e Gardës.