Eksperti i sigurisë Fabian Zhilla u përball sot në emisionin "Breaking" me Olsa Muhametin, autoren e programeve "Përputhen" dhe "Kepi i Tundimeve". Zhilla ka ndërmarrë një peticion pasi pretendon se emisonet me përmbajtje erotike nuk janë një shembull pozitiv për të rinjtë. Nga ana tjetër Olsa Muhameti iu kundërpërgjigj Zhillës duke u shprehur se ndjen ankth për agresivitetitin që mbizotëron në rrjetet e tij sociale lidhur me këto programe reality.