Akuza të forta u shkëmbyen në parlament për lidhje të politikës me eksponentë kriminalë. Numri një i grupit demokrat, Gazment Bardhi i kërkoi Taulant Ballës të kursejë leksionet për drejtësinë, duke pretenduar se emri i tij ka rënë në rrjetën e përgjimeve të SPAK për ndërhyrje të paligjshme për lirimin e pronave të familjarëve të Suel Çelës.