Numri i të vdekurve si pasojë e dallgëve anormale në Tenerife, ka shkuar në katër. Viktima e fundit është një burrë që pësoi një arrest kardiak, por që nuk mundi të mbijetonte deri në mbërritjen në spital. Alarmi u lëshua të dielën në tenerife për shumë notarë të bllokuar mes dallgëve të larta të shkaktuara nga deti i trazuar në zonën turistike të Santiago de Teides.