Gjykata e Tiranës vendosi të lerë në burg 39 vjeccarin Ajas Sulejmani, i cili aksidentoi 3 këmëbsorë disa ditë më parë në kryeqytet dhe u largua nga vendngjarja pa iu dhënë ndihmën e parë. Përpara trupit gjykues, Sulejmani mësohet të ketë thënë se nuk kishte dashur të shkelte semaforin e kuq, por kishte pasur një problem me sistemin e frenimit në makinë, duke shtuar se u largua nga vendi i ngjarjes pasi u traumatizua bashkë me vajzën e tij të vogël, e cila ishte pasagjere.