Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur pasditen e 29 prillit në Thumanë në aksin Milot-Fushë Krujë. Shkak i aksidentit paraprakisht dyshohet se është bërë shpejtësia e madhe me të cilën lëvizte trajleri. Përplasja ka qenë aq e fortë saqë 65 vjeçari ka ndërruar jetë në vend.