Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Levan–Tepelenë këtë të dielë. Ngjarja ndodhi gjatë mëngjesit ku një makinë tip “Kia” që drejtohej nga një 39-vjeçare u përplas me një furgon. Mjeti ishte duke dalë nga fshati Varbop, për t’u futur në autostradë kur u përfshi në aksidentin. Nga goditja e fortë pati dëme të shutma materiale, ndërsa mori plagë të shumta drejtuesja e mjetit tip Koa. Për pasojë ajo humbi jetën në vendngjarje. Ndërkohë shoferi I furgonit u dërgua drejt spitalit për ndihmë mjekësore. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Në vendin e ngjarjes shkoi një grup hetimor që po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se mjeti I preu rrugën furgonit.