Një aksident ka ndodhur në fshatin Agim në Libofshë. Mesohet se një automjet ka përplasur një shtetas që udhëtonte me motoccikletë. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motocikletës ka përfunduar i plagosur në tokë ndërsa automjeti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në ndihmë të të plagosurit kanë ardhur kalimtar të rastit, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit që pas përplasjes nuk ndaloi.