Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës këtë të mërkurë pasi akuzohet për përndjekje. Sipas policisë mësohet se i ndaluari kishte përndjekur për një periudhë 1-vjeçare një shtetase. 37-vjeçari përndiqte një shtetase fizikisht, por edhe në rrjetet sociale, duke u kthyer në shqetësim për përditshmërinë e vajzës e duke cenuar sigurinë e saj.