Një 32-vjeçar është arrestuar nga efektivët e policisë së Elbasanit me akuzën e përndjekjes dhe tentativës së rrëmbimit në dëm të një 39 vjeçareje nga Librazhdi. Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Insistimi”, rezultoi se shtetasi D. K., 32 vjeç, banues në fshatin Perondi në Kuçovë, kishte tentuar të merrte me forcë, në automjet, një shtetase 39 vjeçe, të cilën dyshohet se e përndiqte prej një viti e gjysmë. Më pas, 32-vjeçari ja goditur me grushte, shtetasin që shoqëronte 39-vjeçaren dhe është larguar. Policia thotë se si rezultat 32-vjeçari u kap dhe u vu në pranga në hyrje të qytetit të Elbasanit. Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se ai drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Policia sekuestroi automjetin dhe celularin e këtij shtetasi.