Situata ka nisur të përmirësohet në Sarandë. Po punohet me intensitet nga sherbimet e ushtrisë, ato të bashkisë dhe Bordi i Kullimit, që prej ditësh janë në terren për riparimin e demeve ne argjinaturen e basenit te Lumit Bistrica ne gjatesine 150 metra ne argjinaturën 1.7 km. Ndërkohë vijohet edhe me dhënie të ndihmave me bazë ushqimore për fermerët. Njëherazi po punohet edhe për restaurimin e urës së fermerëve në Metoq të Sarandës.