Në dosjen voluminoze të Arben Ahmetaj i cili po hetohet për 3 akuza, përmenden edhe emra të tjerë deputetësh e ministrash. Dy nga emrat që përfshihen në këtë dosje, janë dy deputetët socialist Baftjar Zeqaj e Fadil Nasufi. Ky i fundit i pyetur lidhur me këtë cështje, u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me inceneratorët dhe as me ish ministrin Ahmetaj.