Situata e krijuar nga reshjet në qytetin e Durrësi është më shumë se kritike. Në një prononcim për Top News, prefekti i qarkut, Emiljan Jani thotë se autoritetet kanë zhvendosur te shtëpia e pushimit e ministrisë së brendshme të moshuarit dhe se janë evakuuar të paktën 10 familje. Problemet më të mëdha janë në zonën e ish Kënetës, në zonën e NISH-Tullës, atë të Currilave dhe në Rrashbull dhe Manzë. Sipas autoriteteve vendore, hidrovoret janë në funksionim të plotë, por situata mbetet e rënduar në shumë zona të Durrësit për shkak të reshjeve të mëdha, ndërsa rekomandohet që të shmangen lëvizjet deri në qetësimin e situatës.