Një studim i ri tregon se përqindja e popullsisë globale që rrezikohet nga përmbytjet, është rritur ndjeshem prej vitit 2000. Pamjet satelitore janë përdorur për të dokumentuar rritjen, e cila është shumë më e madhe sesa është parashikuar me modele kompjuterike. Analiza e publikuar në revistën shkencore ‘nature’ tregon se migrimi dhe vërshimet në rritje janë mbrapa rritjes së shpejtë.