Shkodra është një nga qarqet më të prekura nga përmbytjet ndër vite, ku faktori natyrë përplaset me apo pa përgjegjshmërinë e faktorit njeri, apo thënë ndryshe shtet. Papërgjegjshmëria e në shumë raste neglizhenca e autoriteteve, ka shkaktuar përmbytje të mëdha, ku dëmi monetar ka qenë i konsiderueshëm por që nuk kanë munguar as edhe dëmet në njerëz.