Kryeministri Edi Rama ka nisur episodin e radhës të podcastit “Flasim”, ku deklaroi se plani për shpërndarjen e dëmshpërblimeve për familjet e prekura nga përmbytjet është tashmë gati dhe se qeveria do të qëndrojë pranë çdo qytetari të goditur nga fatkeqësitë natyrore. Kreu i qeverisë nënvizoi se puna e institucioneve nuk përfundon me përmirësimin e kushteve të motit, por do të vijojë me riparimin e dëmeve në infrastrukturë dhe kompensimin e plotë të familjeve të prekura. Ai bëri me dije se ekipet e verifikimit janë në terren që nga dita e parë, ndërsa Ministria e Financave ka përgatitur tashmë të gjithë planin me skenarët e dëmshpërblimit.