Maqedonia e Veriut i ka ofruar ndihmë Bullgarisë pas përmbytjeve katastrofike, ku humbën jetën katër persona. Presidenti bullgar Rumen Radev ndau detaje nga biseda që pati me homologen e tij Gordana Siljanovska Davkoka, ku janë hedhur pas krahëve përplasjet diplomatike, dhe ndihma humanitare është parë me prioritet maksimal. “Falënderoj Presidenten Gordana Siljanovska Davkova për bisedën konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat e përmbytjeve në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e ofruar të Maqedonisë për të ndihmuar në kapërcimin e pasojave të katastrofës”, deklaroi presidenti Rumen Radev. Nga përmbytjet katastrofike në Bullgari u regjistruan katër viktima, teksa qindra banorë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për t’i shpëtuar kësaj fatkeqësie natyrore.