Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i ka shprehur solidaritetin e tij homologes sllovene dhe popullit të Sllovenisë, pasi vendi është përfshirë nga përmbytje katastrofike. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se mendimet dhe lutjet e popullit shqiptar janë me atë slloven si dhe uroi për shërimin e personave të prekur nga përmbytjet dhe përmirësim të situatës.