Ka shkuar në 96 numri i viktimave nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Somali. Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore e lajmeve, SONNA në rrjetin social X, duke shtuar më tej se kjo shifër është konfirmuar nga Mahamuud Moallin, kryetari i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive në Somali.