Top News/Përmbytje katastrofike, shira historikë / Garda kombëtare në rrugë, stuhia Debby godet SHBA
06/08/2024 12:16

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën pasi stuhia tropikale, Debby, goditi Floridën, duke kërcënuar me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje katastrofale në të gjitha shtetet në juglindje të SHBA-së. Një djalë 13 vjeç humbi jetën në kontenë Levi, pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tij, ndërsa stuhia Debby goditi brigjet e Floridës të hënën, si uragan i kategorisë 1. Autoritetet thanë po ashtu se një shofer kamioni humbi jetën pasi ra me gjithë kamion në një kanal në kontenë Hillsbrou, ndërkaq një grua 38 vjeçe dhe një djalë 12 vjeç mbetën të vdekur pas përplasjes së makinës së tyre në Diksi. Gjatë natës, stuhia u zhvendos drejt Xhorxhias dhe sipas Qendrës Kombëtare amerikane për Uragane pritet që stuhia më pas të lëvizë drejt Karolinës së Jugut. Drejtori i Qendrës Kombëtare për Uragane, Michael Brennan, tha se rreziku i shirave të rrëmbyeshëm nga kjo stuhi është shumë i madh, duke paralajmëruar për përmbytje potencialisht katastrofike në pjesë të Xhorxhias, Karolinës së Jugut dhe Karolinës së Veriut. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, tha se afër 250.000 banorë në këtë shtet mbetën pa energji elektrike. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kujdes. Por, shtoi se erërat e shkaktuara nga stuhia Debby nuk janë aq të fuqishme sa uraganet paraprake që kanë goditur Floridën. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka miratuar shpalljen e gjendjes emergjente në Florida dhe Karolinën e Jugut, duke lejuar ndihmën federale për të koordinuar përpjekjet për ndihmë lidhur me katastrofat natyrore. DeSantis po ashtu ka aktivizuar Gardën Kombëtare dhe më shumë se 3.000 pjesëtarë të Gardës janë mobilizuar për të ndihmuar qytetarët pas kësaj stuhie. Qendra Kombëtare për Uragane tha se të hënën erërat e stuhisë Debby arritën deri në 75 kilometra në orë, ndërsa ajo goditi Xhorxhian. Sipas kësaj qendre, kjo stuhi pritet të sjellë “reshje historike” shiu, ndërsa lëviz drejt veriut të SHBA-së.

Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47