Zona të tëra të Kinës veriore janë mbuluar me ujë të turbullt, në të cilën notojnë tonelata mbeturina, pas reshjeve "historike" që goditën Pekinin dhe rrethinat e tij ditët e fundit. Përrenjtë e kësaj përzierjeje me erë të keqe derdhen në një park në periferi të kryeqytetit, ndërsa rrugët kryesore që lidhin qytetet e provincës Hebei, në jugperëndim të Pekinit, janë kthyer në lumenj të vërtetë.