Komuna të shumta të Kosovës janë përballur me vërshime të mëdha uji, pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë dy ditës së martë. Komuna e Malishevës dhe ajo e Junikut kanë shpallur gjendje emergjente. Sipas Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, komunat më të prekura janë Fushë-Kosova, Malisheva, Rahoveci, Klina, Mitrovica, Vushtrria, Skënderaji dhe Gjakova, ku raportoi se uji ka hyrë në oborre e banesave, bodrume dhe rrugë.