Reshjet e dendura të shiut kanë përshirë qytetin e Vlorës në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 05:25. Sasia e madhe e shiut ka bërë që disa rrugë dhe lagje të përmbyten. Si zakonisht, më të prekura kanë qenë lagjja “Pavarësia 3”, zona e Skeles,Bulevardi Kryesor I.Qemali , rruga prane Bibliotekes se qytetit . Gjithashtu nën ujë jane edhe disa lagje të tjera, si “28 Nëntori”, “Pavarësia” dhe “Kushtrimi”.