Reshjet e dendura të shiut me intensitet shumë të lartë, që kanë përfshirë gjatë orëve të fundit territorin e bashkisë Vau i Dejës, kanë sjellë probleme të përkohshme në disa zona. Në njësitë administrative Bushat dhe Melgushë, si pasojë e sasisë së madhe të reshjeve dhe fryrjes së perrenjve, është shënuar prani e ujit në disa segmente rrugore për disa minuta, si dhe në disa sipërfaqe tokash bujqësore.