Përmbytjet që përfshinë Durrësin këtë të martë nuk kursyen as burgun e vendosur në këtë qytet, ku mbahen në qeli disa prej politikanëve të akuzuar, apo dënuar nga Gjykata e Posaçme. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njoftoi se uji vërshoi në katin e parë të institucionit, duke detyruar autoritetet që të zhvendosin për në katin e dytë të gjithë të burgosurit. Situatën e inspektoi nga afër edhe ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari dhe drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose.