Kjo ishte kamionçina që u rrëzua këtë mëngjes mbi urën e Milotit si pasojë e erës së fortë. Për pak minuta pati bllokim të qarkullimit, por pas ndërhyrjes së policisë qarkullimi vijoi normalisht, ndërsa efektivët e policisë u vendosën në dy anët e urës për të paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.