Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Prezës, mesditën e kësaj të marte. Një furgon me më shumë se 20 pasagjerë ka qenë duke qarkulluar në këtë aks rrugor. Nga informacionet paraprake mësohet se drejtuesi i mjetit ka humbur totalisht kontrollin e furgonit duke u përplasur me një automjet tip “Range Rover”. Shkak mund të kenë qenë manovrat e rrezikshme gjatë qarkullimit në rrugë apo edhe shpejtësia e automjeteve, megjithatë efektivët e policisë rrugore do të zbardhin totalisht rrethanat e ngjarjes.