Në aksin rrugor "Fier-Levan", shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital.